Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Video / E çuditshme! Japonezët janë populli që mërziten nga pushimet

18:50 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për abdikimin e perandorit nga froni më 30 prill, japonezët do të shijojnë një periudhë 10-ditore pushimesh, por në vendin e njohur për “varësinë” ndaj punës, jo të gjithë po hidhen përpjetë nga gëzimi.

“Që të jem i ndershëm, nuk e di sesi do ta kaloj kohën kur papritur të mbërrijnë 10 ditë pushime. Nëse do që të udhëtosh, gjithandej do të jetë plot me njerëz që bëjnë të njëjtën gjë dhe kostoja e rrugëtimeve turistike është rritur. Nuk e di, mund të përfundoj nga prindërit”, tha Seishu Sato, punonjës finance.

Një sondazh i realizuar nga e përditshmja “Asahi Shimbun” tregoi se, 45% e japonezëve ndihen të pakënaqur me “pushimet e zgjatura”. Ata që u lumturuan ishin vetëm 35%.

“Unë nuk do të marr dot asnjë ditë pushim. Përkundrazi, do të jem super i zënë”, tha Takeru Jo, punonjës picerie.

Shumë presin që Tokio dhe qytete të tjera të mëdha të vendit të zbrazen, pasi mjaft japonezë mund të përfitojnë nga rasti për të ndërmarrë një udhëtim jashtë kufijve.

Ndërkohë, pavarësisht nivelit të lartë të atyre, që më shumë sesa të gëzuar janë bezdisur nga ideja e pushimeve shtesë, familja mbretërore vazhdon të mbetet mjaft popullore në vend. Ndjesia pozitive për të, që prej vitit 2003 ka ardhur vetëm në rritje/ TCh/

e çuditshme Japonezet pushimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.