Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet për kreun e FRPD/ Flamur Noka u përgjigjet akuzave: Ja çfarë ndodhi

22:14 / October 4, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flamur Noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se proçesi zgjedhor për kreun e FRPD-së ishte i shkëlqyer dhe se kandidatët nuk kanë kontestuar rezultatin.

Në emisionin “Now”, Noka u shpreh se për herë të parë në politikën shqiptare, një forum organizon dhe zhvillon vetë zgjedhjet, pa ndërhyrje partiake.

“Nuk ka asnjë dyshim për garën në forum. Çfarë ishte gara për forumin? Për herë të parë në Shqipëri, të rinjtë e një forumi rinor, organizojnë, drejtojnë dhe menaxhojnë vetë pa asnjë ndërhyrje partiake, një proçes të shkëlqyer elektoral. Për herë të parë, ke parë që partia nuk ka caktuar, janë propozuar 6 kandidatë.

I janë nënshtruar një proçesi dhe kanë bërë debat publik. Është zhvilluar një proçes, asnjë kontestim zyrtar nga askush nuk ka. Unë i kuptoj, janë të rinj, kanë emocione, ka edhe artikulime në ajër. Prova, fakte, ankesa nuk ka. Kandidatët deri më tani, nuk kanë pasur kontestim”, theksoi Noka.

Besart Xhaferri u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi arriti të sigurojë 55.5% të votave, në zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor.

Flamur Noka frpd Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.