Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtëpia e Bardhë: S’ka tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

22:49 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pavarësisht “retorikës kërcënuese” për përdorimin e këtyre armëve të presidentit rus, Vladimir Putin. Kështu tha më 4 tetor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Putin ka përshkallëzuar luftën që ka nisur në Ukrainë në shkurt, duke shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak. Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them… ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, tha Jean-Pierre për gazetarët.

Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar.

Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se nuk do të njohin vendimin e Putinit për aneksimin e Hersonit, Donjeckut, Luhanskut dhe Zaporizhjës. Ky vendim i Putinit u kumtua pasi në këto katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, Rusia mbajti referendume të rreme.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë dhe ka thënë se deklaratat e “pamatura” të Putinit nuk do të frikësojnë Amerikën dhe aleatët e saj.

arme berthamore Rusia shtepia e bardhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

“Romeo dhe Zhulieta” mbush 30 vjet, filmi që bëri adoleshentët të dashuroheshin pas Shekspirit

17:41 / November 1, 2026

Trump mbështet Flavio Bolsonaron: Mund të qëndrojë në SHBA sa të dëshirojë

16:19 / November 1, 2026

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

11:18 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.