Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Plani gjerman i energjisë “tërbon” Francën, Berlini: SHBA, gaz me çmime astronomike!

22:35 / October 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
energjia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vëmendja e kancelarit Olaf Scholz, e fokusuar tek prioritetet e Gjermanisë e jo tek BE-ja në mesin e krizës energjetike, po acaron kryetaren e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe komisionerë shumë të rëndësishëm francezë dhe italianë, të cilët kanë nisur të dalin nga rreshti e të ankohen për sjelljen e Berlinit.

Duke u përballur me një presion të madh nga industria dhe konsumatorët Scholz vendosi të marrë një qasje të njëanshme e të injektojë 200 miliardë euro në ekonominë gjermane me qëllimin zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë.

Ky fluks parash shkaktoi thirrje proteste komisioneri Italian Paolo Gentiloni dhe nga ai francez, Thierry Breton, të cilët e kanë vendosur Von der Leyen në pozitën torturuese të distancimit nga dy prej zyrtarëve të saj më të lartë, që përfaqësojnë gjithashtu dy nga ekonomitë më të mëdha të bllokut europian.

Ankesa franko-italiane kundër Gjermanisë është se Berlini do të shtrembërojë tregun e përbashkët të shenjtë të unionit, duke i vendosur kompanitë gjermane të financuara nga shteti në një avantazh të padrejtë ndaj rivalëve te tyre, dhe kjo pikërisht në një kohë kur kritikët argumentojnë se Gjermania ishte një nga shkaktaret kryesore të krizës për shkak të varësisë së krijuar nga monopoli i eksportit të gazit rus të Gazpromit.

Vetë ministri gjerman i Ekonomisë nga ana tjetër, u ankua për çmimet jashtëzakonisht të larta të kërkuara nga vendet “mike” të Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara, për dërgesat e gazit të tyre në vend të furnizimit me gazin rus. “Disa vende, madje edhe ato të afërta me ne po kërkojnë çmime astronomike,” tha Robert Habeck për Neue Osnabruecker Zeitung.

Pas pushtimit të Ukrainës, Rusia fillimisht uli ndjeshëm furnizimin me gaz në Gjermani dhe në fillim të shtatorit e ndaloi krejtësisht atë. Për të garantuar sigurinë e tij energjetike dhe për të kursyer industrinë Berlinit iu desh të diversifikonte burimet e tij të furnizimit dhe të rriste ndjeshëm blerjet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), i cili transportohet me anije çisternë dhe është më i shtrenjtë krahasuar me gazin që vjen me tubacion nga Rusia dhe është zakonisht më i lirë.

energjia plani gjerman SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.