Enti Rregullator i Energjisë bën me dije se ditën e premte, 7 tetor, do të zhvillohet mbledhja e Bordit.
Në njoftim theksohet se pritet një ndryshim mbi vendimin e disa ditëve më parë, ku ERE miratoi çmimin 42 lekë/kWh për konsumin e mbi 800kWh për abonentët familjarë.
MBLEDHJA Nr. 44,
Datë 07.10.2022, ora 14:00
e Bordit të ERE-s
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
1.Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kËh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”