Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ski/ Lara Colturi në Kupën e Botës, një rekord për Shqipërinë

17:18 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lara colturi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane i bëjnë jehonë lindjes së një “ylli” të ri në ski, pikërisht Lara Colturit, që falë Federatës Shqiptare të Skive është natyralizuar në shqiptare dhe garon për ngjyrat kuqezi, duke arritur disa suksese të rëndësishme se fundmi. Në shkrimin e faqes italiane të specializuar për skitë, është evidente keqardhja që Colturi përfaqëson Shqipërinë, duke pranuar se e kanë të vështirë ta konsiderojnë shqiptare. Sipas tyre, vajza e re piemonteze po djeg etapat, duke arritur rezultate të mëdha, dhe tani është gati për të debutuar në Kupën e Botës.

Për të do të jetë një debutim drithërues në Kupën e Botës për femra në Soelden (Austri), në fund të këtij maji, edhe pse nëna e saj, Daniela Ceccarelli, ka saktësuar se Lara do të niset pa presionin e pritshmërive të jashtëzakonshme, por me sjelljen e duhur për ta shijuar këtë aventurë të madhe.

Lara, e lindur në vitin 2006, ka siguruar 10 fitore në garat e para për Shqipërinë në Amerikën e Jugut, thelbësore këto për t’i siguruar pikët dhe eksperiencën e duhur. Skiatorja, që garon për Shqipërinë, ka fituar me diferencë klasifikimin e përgjithshëm të Kupës Amerikano-Jugore.

Pikërisht në sllallomin e fundit në Cerro Castor, në mes të shtatorit, Lara demonstroi se mund të përballojë konkurencën me disa sportiste të Kupës së Botës, duke arritur një pozicionim të mirë mes skiatoreve suedeze, franceze dhe italiane në Argjentinë.

Kupa e Botës do të jetë tjetër gjë, por në çdo rast e reja shqiptare do të vendosë një rekord, duke u bërë atletja më e re në epokën aktuale që debuton në një event të tillë. Vlen të kujtohet se duhet të kthehemi shumë pas në kohë, te gjermania Regine Moesenlecher në vitet ’70, për të gjetur një vajzë U-15 që garon në Kupën e Botës.

Mikaela Shiffrin debutoi dy ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 16-të më 11 mars të vitit 2011, ndërkohë që Lara Colturi pritet të debutojë në moshën 15-vjeçare, 11 muaj e 9 ditë, duke qenë se ka lindur në 15 nëntor të vitit 2006. Në këtë mënyrë, nëse nuk ka ndryshime të papritura, Shqipëria me Colturin do të vendosë një rekord në librat botërorë të skive, diçka e veçantë kjo për vendin tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.