Me një video nga Bajpasi i Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se tashmë kanë nisur edhe aktivitetet turistiko-sportive.
Teksa ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama nënvizon se çiklistët kanë “zbuluar” edhe pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare.
“MIRËMËNGJES dhe nga Bajpasi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, që krahas impaktit në lehtësimin e trafikut, nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare, e ku së fundmi po organizohen edhe aktivitete turistiko-sportive, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama.
