Është shoqëruar me debate të forta një takim i ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me mbështetës të tij në Berat. Mësohet se ka pasur një debat të forta mes tij dhe ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili njihet dhe si mbështetës i tij.
Në një mbledhje me strukturat e PD së jugut, sipas Ora News kryetari i PD së Fierit Agron Kapllanaj i ka kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së pasi njeh vetëm disfata. Ai ka kërkuar sqarime Bashës se përse merr pjesë në këto takime me demokratët kur vetë është tërheqeur.
“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju”, ka thënë Kapllanaj.
Krahas Kapllanaj edhe Roland Bejko ka shprehur kundërshtitë e tij, duke thënë se nuk pranon sjelljen e Bashës karshi tyre.
