Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk keni ku të çoni fëmijët pas mësimit? Qeveria vendos orë shtesë në 200 shkolla 9-vjeçare e të mesme

14:25 / October 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla Kongresi i Lushnjes 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka ndërmarrë një nismë me lëndë shtesë në shkolla me qëllim për t’i mbajtur më gjatë dhe me veprimtari cilësore fëmijët e shkollave 9-vjeçare e ato të mesme.

Tashmë, është hartuar programi kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor që përfshin pesë disiplina: Artet e bukura dhe tradicionale, Muzikë, Shkencë dhe teknologji, Sport dhe Mirëqenie.
Ai do të zbatohet duke nisur nga semestri i dytë, në 200 shkolla si projekt pilot për t’u shtrirë vitin e ardhshëm shkollor në të gjitha shkollat e vendit.
Pesë fushat e sipërcituara janë parashikuar të futen si komponent integral në kuadër të programit që zbatohet prej vitesh, “Shkolla si qendër komunitare”, përmes të cilit shfrytëzohen maksimalisht ambientet e shkollave, si klasat dhe palestrat për argëtim jashtë orarit mësimor.
Ngjashëm do të veprohet edhe në këtë rast. Qeveria ka miratuar një fond prej 276 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të këtij programi, të cilat do të shkojnë për krijimin e infrastrukturës, materialet didaktike kurrikulat dhe mësuesit që do të japin këtë lëndë, që do të paguhen sa 2-fishi i orëve suplementare.
Programi synon fëmijë e të rinj nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Faza e parë do të zhvillohet në semestrin e dytë të 2022-2023 në 200 shkolla që do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm (Bordi i Programit), ndërsa zbatimi mbarëkombëtar nis në vjeshtën e vitit 2023.
Programi do të realizohet në formën e kurseve me zgjedhje, duke synuar fillimisht pesë fusha. Kurset janë të veçanta për çdo cikël, do të ofrohen sipas niveleve të aftësive për dy orë në javë. Mësimi do të realizohet nga mësuesit e po asaj shkolle për nivelin e parë, ndërsa më tej do të pajtohen ekspertë, që nuk janë staf i shkollës zakonisht.
TEMATIKAT E PROGRAMIT
Të cilësuara nga hartuesit e programit, “nismat tematike” janë disa për përfshijnë një gamë të gjerë formimi. E para, kultura përfshin Artet e bukura, dekorative dhe të aplikuara, Muzikën, Tetarin, Kinematografinë, Folklorin dhe Zejet tradicionale.
Në vitin pilot, programi do të përqendrohet tek Artet e bukura dhe Muzika. E dyta, Shkenca dhe Teknologjia përqendrohet tek Inxhinieria dhe programi i softuerëve.
Mjedisi dhe Agrikultura është një tjetër nismë tematike e menduar për t’u vënë në zbatim, të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe sensibilizimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë, si dhe edukimin për agrikulturën, sistemet ushqimore, agronominë dhe agroekologjinë.
Sporti dhe Mirëqenia është fusha e fundit, por jo më pak e rëndësishme dhe që përfshin zhvillimin e basketbollit dhe volejbollit në 9-vjeçare, ndërsa shkollat e mesme do të mund të zhvillojnë edhe artet marciale me qëllim zhvillimin e vetëpërmbajtjes emocionale dhe aftësisë së komunikimit.

shkolle tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.