Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga blloku i parë me banesa në Spitallë të Durrësit, të ndërtuara në kuadër të procesit të rindërimit pas tërmetit të 2019.
Teksa uron ndjekësit për një javë të mbarë, kreu i shtetit thekson se kjo lagje e rilindur, është tashmë një qendër me standarde optimale urbane dhe mjedisore.
“MIRËMËNGJES dhe me Lagjen e Re të Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, në Spitallë të Durrësit, ku me bllokun e parë të banimit, falë mbështetjes bujare të Emirateve të Bashkuara, ka nisur të marrë formë një qendër e re e qytetit, me standarde optimale urbane e mjedisore, me parqe, çerdhe, kopsht, shkollë, zonë sportive dhe universitetin aty pranë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
