Këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, po mbahet një Konferencë jubilare kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, ku kryeministri Edi Rama e quan një moment të rëndësishëm për të nderuar themeluesit si dhe mbështetur veprimtarinë e institucionit më të rëndësishëm shkencor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu Rama theksoi edhe se sfidat e sotme janë encikopledia, fjalori dhe gjuha shqipe.
Pjesë nga fjala
Detyra e këtij institucioni nuk është vetëm mbajtja nën kontroll e të shkuarës në funksion të themeleve të shtëpisë sonë të përbashkët dhe garantimi i kësaj shtëpie nga çdo stuhi politike dhe akademike. Nga monologu i të shkuarës ne kemi shumë argumenta për t’u përballur me botën si shqiptarë. Politika ndërhyri barbarisht për shkatërrimin e strukturave të Akademisë së Shkencave. U ngatërrua sistemi i vjetër me njerëzit që flisnin me zërin e shkencës dhe faktikisht ne sot jemi në kushtet ku themi falë reformës së viti 2019 që u organizua nga vetë Akdemia. Nën lidershipin e Skënder Gjinushit, e kuptoni vetë qa duhet të them tani.
Sot Akademia nga një vend i pashpresë, me sa kujtoj mbledhjet më të rëndësishme ishin ato për t’i dhënë lamturimën dikujt sot ka një hapje për të krijuar kushte që Akademikët e këtij vendi të ndihen pjesë e së njëjtes përkatësi. Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një arrogancë e injorancë e pashembull që e ka kthyer Akademinë në një arenë ekstremistash që gjejnë rrugë se bota e informacionit dhe komunikimit nuk ka hiearki për mendjet e ndritura. Kemi krijuar një qendër për botimet albanologjike. Encikopledia, fjalori dhe gjuha tre sfidat e sotme të Akademisë së Shkencave.
Dikur Akademia e Shkencave ishte një vend i dijës nuk është më sot se nuk u lejua, është fakt se ne jo vetëm që nuk patën mjenduar në gjithë këto dekada për vijëmësinë. Le t’i lëmë anësitë jashtë territorit akademik kur ka jashtë kaq shumë territor për t’u kacafytur. Shumë njerëz thonë ne kemi diell, kemi pyje, kemi naftë, ne duhet të jemi si Zvicra se jemi shumë të pasur por vendet nuk dallohen nga ato sa kanë por nga sa dinë. Izraeli nuk ka ujë por është vendi numër një në botë për furnizimin me ujë, sepse ka dije, ne kemi ujë më shumë se të gjithë por jemi të paditur.
