Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi pasditen e kësaj të hëne krerët e partive jo parlamentare dhe aleatë të Partisë Demokratike.
Para se të hynte në selinë blu, Berisha është pyetur lidhur me bashkëpunimin me grupin e Enkelejd Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale.
“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret”, u shpreh kreu i demokrtaëve.
Në takim ishin pjesëmarrës politikanët si Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, etj.
