Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita po shkakton kaos në Kuvend. Deputetët kanë përmbysur karriget e tyre dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Gjatë kësaj kohe, mazhoranca po vijon me votimin me kartonë të pr.kalendarit.
Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi!”
Teksa opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës, kreu i PD Sali Berisha qëndron i ulur në karrigen e tij duke i dhënë udhëzime të tijëve se çfarë duhet të bëjnë.
Në një moment ai ngrihet dhe shihet teksa i thotë diçka Strazimirt dhe Nokës.
