Flamur Noka ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin blu, mbi daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Ai u shpreh se tashmë është koha e duhur për të reflektuar, ndërsa shtoi se tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që të bëhen bashkë për një qëllim.
“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, deklaroi Flamur Noka.
Pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, grupi i Alibeajt doli sot me një reagim, duke deklaruar se ishte i gatshëm për të diskutuar për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës.
