Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka dhënë një post në parti edhe Avenir Pekës, vëllait të gazetarit Çim Peka. Avenir Peka është vendosur në krye të Departamenti të Rendit dhe Sigurisë në PD.
Peka është jurist me profesion, dhe ka shërbyer në qeverisjen e Partisë Demokratike si Këshilltar i Kryeministrit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare; Zv/ ministër i Brendshëm, Ministër i Brendshëm i komanduar; dhe Avokat i Shtetit pranë Gjykatave Ndërkombëtare.
Më herët ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Drejtësisë, në UNMIK, Kosovë.
