Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia dhe Hungaria sfidojnë BE-në, gati ndërtimi i tubacionit për furnizimin me naftë ruse

21:07 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hungaria ka deklaruar se do të ndihmojë në ndërtimin e një naftësjellësit rus, i cili do të transportojë naftën ruse në Serbi, në mënyrë që të sigurojë furnizimin e Beogradit pavarësisht sanksioneve të BE-së.

Serbia e siguron furnizimin me naftë nga Kroacia dhe deti Adriatik, një lidhje që do të ndërpritet kur BE të zbatojë ndalimin e furnizimit me naftë të papërpunuar që nga muaji dhjetor. Megjithatë, Hungaria do të vazhdojë ta marrë naftën ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba, që i ka shpëtuar sanksioneve të BE-së.

“Tubacioni i ri i naftës do t’i mundësojë Serbisë furnizimin me naftë bruto, më të lirë (ruse), duke u lidhur me tubacionin e naftës “Miqësia”, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs, duke iu referuar tubacionit Druzhda. Kovacs tha se projekti ishte pjesë e një plani afat-gjatë nga Hungaria për pasurimin e infrastrukturës së vendit me energji.

Komenti konfirmon një deklaratë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se plani ishte që të lidheshin dy vendet brenda dy viteve. “Kroacia ka dëshmuar të jetë një furnizues jo i besueshëm”, tha ai.

Serbia dhe Hungaria, dy vende pa dalje në det mbështeten shumë në karburantet fosile ruse dhe partneritetin energjitik me Moskën. Vuçiç dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban zhvilluan një takim javën e kaluar ku ranë dakord për sektorët energjitikë të dy vendeve.

“Ne planifikojmë një bashkëpunim afatgjatë dhe në shkallë të gjerë energjitike me Serbinë. Duam të lidhim sistemin tonë”, tha Orban në atë kohë.

Plani, tha Vuçiç, ishte të lidhte Serbinë me Hungarinë jugore me një kosto prej 100 milionë euro, me një shtrirje të mundshme në portin shqiptar të Adriatikut të Durrësit, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.

Hungaria Serbia tubacion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.