Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka prezantuar panairin rajonal “Tourism Travel Show Albania” që hap dyert më 14 tetor.
Teksa ka uruar ndjekësit që të kenë një ditë të mbarë, Rama thekson edhe se synimi është prezantimi i turizmit shqiptar në Ballkan dhe një pikëtakim i turoperatorëve nga mbarë bota.
“MIRËMËNGJES dhe me panairin më të madh në Shqipëri dedikuar turizmit rajonal “Tourism Travel Show Albania” që hap dyert më 14 tetor, si një kombinim mes prezantimit të turizmit në Ballkan dhe pikëtakim i turoperatorëve nga e gjithë bota në përgatitjen e sezonit të ardhshëm, ju uroj ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
