Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, sot do të mbajë një protestë kundër rritjes abuzive të naftës. Ishte kryedemokrati Sali Berisha ai që ftoi qytetarët që të reagojnë kundër çdo padrejtësie të qeverisë.
“Partia Demokratike, dega Elbasan, do të nisë nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD-ja, dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit”, thuhet në njoftimin e PD-së.
