Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e filmuara nga ajri ku shfaqet qartazi një goditje e forcave të tyre speciale ndaj një karvani automjetesh të ushtrisë ruse.
Pamjet e publikuara shfaqin momentin kur sistemi i avancuar amerikan MLRS, godet me një precizion tepër të lartë një autokolonë mjetesh të rënda ushtarake ruse.
Trupat elitare të Ukrainës, pretendojnë se brenda mjeteve të autokolonës ruse po transportohej municion luftarak.
“Kemi shkatërruar armikun aty ku më së paku e ka pritur. Kemi goditur logjistikën, pikat e kontrollit dhe pajisjet që u nevojitën në fushëbetejë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë ukrainase.
