Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I mbetur në bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 ton ar shqiptar?

23:24 / October 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 ton ar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historiani Artan Lame ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e arit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lame tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë.

“Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë.

Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria shqiptare kërkonte ose të kthehej në Shqipëri ose të dërgohej në një vend tjetër. Rreth 1 vit vijuan tratativat.

Në 6 Prill 1944 një nga gjërat që gjermanët morën ishte dhe ari ynë, që e çuan në Gjermani. Shqipëria u çlirua, Italia u çlirua, flori nuk u gjet gjëkundi”, tregoi Lame. Më tej, në vijim të historisë Lame tregoi se ky ar u gjet në vitin 1945 në një minierë kripe i fshehur në Gjermani.

“Në prill të vitit 1945 ishte vala e aletaëve që pushtonin Gjermaninë. Pushtojnë një qytet të vogël në qendër të Gjermansië dhe aty gjejnë një minierë kripe nja 800 metra në tokë dhe në këtë minierën gjejmë këtë që po shohim ne. Gjithë ari i Europës. Çdo thes ka një etiketë. Nga vjen, ça ka brenda, ku është marr”.

Por përsë shteti shqiptar nuk arriti ta merrte arin që I përkiste dhe që sot përllogaritet në një vlerë prej 100 milionë eurosh?

Lame pohoi se gjithçka ndryshoi me incidentin e kanalit të Korfuzit, kur për dëmin që ju shkaktua anijes angleze gjykata ndërkombëtare e Hagës vendosi dëmshpërblimin ndaj Britanisë me një vlerë prej 844 mijë stërlinash. “Anglezët thanë që ne po bllokojmë arin derisa ju të paguani shpërblimin”, tha Lame i cili shtoi se në vitin 1996 në një marrëveshje me shtetin shqiptar vlera e arit u barazua me vlerën e dëmshpërblimit, duke e mbyllur këtë histori.

banka e italise shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.