Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste Nasip Naço ka kërkuar një interpelancë me zv/kryeministren, njëherësh edhe ministre e Infrasturkturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku. Kurse deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Po ashtu ka kërkuar pyetje për ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Pyetjet që ka Naço për Ballukun
- A është parashikuar në buxhetin e vitit 2023, fond për investim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të aksit rrugor Berat-Skrapar?
- A janë parashikuar në buxhetin e vitit 2023, investime për vazhdimin dhe perfundimin e aksit rrugor Skrapar-Përmet ?
- A jane parashikuar në buxhetin e vitit 2023, investime për vazhdimin dhe bashkimin e akseve e Skrapar-Potom-Vithkuq-Korçë ?
- A jane parashikuar në buxhetin e vitit 2023, investime për aksin rrugor Bogovë-Novaj-Tomorr?
- Nëse ka parashikim buxhetor, sa është planifikuar për mirëmbajtje dhe sa për investime?
- Kur është planifikuar të nisin punimet në këto akse?

