Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

U irritua me konviktet e reja dhe abonetë falas, Veliaj-analistit: Vendimi për 100 mijë studentët

13:51 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 10 13 at 1.49.06 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë do t’i marrin abonetë falas. Në takimin e forumit “FABER”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu rikthye edhe njëherë lajmit të mirë për studentët, por ironizoi edhe analistët që u revoltohen dy ditë më parë pse televizionet dhanë lajmin për abonetë falas dhe konviktet e reja për studentët.

“Pashë një analist që ishte i terrorizuar, që tha: “Si u ndërpre analiza ime në banak, për të cilën unë paguhem të bëj si gjitholog për tërmetin, për pandeminë, për vaksinat, për urbanistikën, për kullat, si ndërpritet kjo nga kryetari i Bashkisë që jep një lajm të tillë?” Por, sërish bëj pyetjen: Jemi këtu t’u pëlqejmë të gjithëve, apo t’u shërbejmë të gjithëve? Sigurisht, shumica e analistëve dhe ‘banakiereve’ në televizionet e Prishtinës dhe Tiranës nuk kanë hipur asnjëherë në autobus. Shumica prej tyre, të paktën këta të Tiranës, kanë lindur në Bllok, janë përkundur në prehrin e udhëheqësve, dhe nuk kuptojnë fare nga jeta reale”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se vendimi për abonetë falas të studentëve është marrë për t’i lehtësuar ata nga kosto e jetesës.

“Është një kohë e vështirë, duhet t’i gjendemi njëri-tjetrit. Një nga grupet më vunerabël janë studentët që vijnë nga qytete të tjera, të cilët nuk janë rezidentë të Tiranës, pra nuk paguajnë taksa, dhe nuk votojnë këtu. Po ta shikosh nga ana politike, thua: Ky nuk është problemi im. Por ti e kupton se 9 nga 10 studentë që vijnë në Prishtinë ose në Tiranë, do rrinë aty pasi të diplomohen. Do krijojnë familje aty, do jenë pjesë e qytetit. Ndaj, morëm një vendim dhe thamë: Ne do paguajmë abonenë e studentit. Ne duam që studentët të vijnë nga kudo. Të vijnë nga Tropoja, nga Tepelena, nga Presheva, nga Përmeti, të vijnë nga Tuzi, nga Këlcyra, nuk ka rëndësi. Kush vjen student në Tiranë, do t’ia paguajmë ne abonenë sepse kryesisht studentët lëvizin me mjetet e transportit publik”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.