Dy shqiptarë janë arrestuar nga Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë, pasi u paraqitën në aeroportin Federico García Lorca me pasaporta të falsifikuara.
Bëhet fjalë për një 29-vjeçar dhe një 22-vjeçare, të dy me kombësi shqiptare dhe pa precedentë.
Policët që po kryenin kontrollin kufitar të Aeroportit, kanë konstatuar praninë e këtyre dy personave në pikën e kontrollit dhe gjatë kontrolleve kanë vënë re se vajza kishte pasaportë franceze, ndërsa 29-vjeçari pasaportë austriake.
Pasi këto dokumente u verifikuan, agjentët vunë re se, megjithëse kishin fotot e udhëtarëve në fjalë, të dyja pasaportave u mungonin disa nga masat e sigurisë që garantonin origjinalitetin e tyre.
Mes sendeve që çifti mbante, u gjetën edhe pasaportat shqiptare që i korrespondonin realisht, me identitetin e tyre real që mund ta verifikonin përmes konsullatës shqiptare.