Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama kundër BE-së, në gjunjë drejt Lindjes”/ Vasili për progres raportin e BE: Këmbanë alarmi!

19:16 / October 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Petrit Vasili ka komentuar progres raportin e publikuar nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Sipas deputetit të Partisë së Lirisë, ky raport tregon se me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, zhduket çdo iluzion se Shqipëria mund të ecë drejt Bashkimit Europian.

Ndërkohë, fjalimin e Ramës në Këshillin e Europës, ai e cilësoi një qëndrim kundër BE-së.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rama egersisht kunder Europes e BE dhe ne gjunje drejt Lindjes e narkomafies! Raport Progresi i fundit i ve vulen dhe zhduk çdo iluzion se me Ramen dhe qeverine e tij Shqiperia mund te ece drejt Bashkimit Europian.

Rama ka prioritet vetem Lindjen e autokrateve pa demokraci, pa shtet ligjor ku paraja e piset dhe narkotrafiqet bejne ekonomine dhe asgjesojne shtetin e se drejtes.

Ndaj Raporti i Progresit eshte kembane alarmi per cdo politikan patriot dhe qytetar shqiptar qe do familjen dhe Shqiperine per tu ngritur ne kembe kunder Rames dhe qeverise egersisht antiEurope te rilindjes.

Faktet e Progres Raportit jane tronditese:

BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”,

Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

“Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.

Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike.

Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiskal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse”, thekson progres-raporti.

Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH”

BE Petrit Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.