Sot kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj mbylli dëgjesat me banorët e 8 Njësive Administrative. Në Lis dhe Burrel, kryebashkiaku radhiti investimet e kryera gjatë vitit 2022, duke u ndalur në tre investime të mëdha si; ujësjellësi i 17 fshatrave, rrjeti i brendshëm i ujësjellësit të qytetit Burrel si dhe linja e ujësjellësit Vinjoll-Burrel, 24 km e gjatë.
“Rikonstruksioni i shkollës së mesme “28 Nëntori“, shkollës 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, ndërtimi terreneve sportive, rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, rikonstruksioni i QKF-së“ janë disa prej investimeve që do t’u shërbejnë nxënësve të shkollave të Matit, të rinjve dhe banorëve të kësaj bashkie”, tha në fjalën e tij kryetari i bashkisë.
“Edhe në Frankth e Bruç,- shtoi ai, do të ndërtohen shkolla të reja”.
Duke iu përgjigjur kërkesës së Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Bashkia Mat do të realizojë se shpejti rikosntruksionin e varrezave të dëshmorëve.
Ish-hoteli i UFK-së ishte kthyer në gangrenë për 59 familjet e strehuara këtu. Me ndërhyrjen e Bashkisë Mat ky objekt është blerë nga Ministria e Financave dhe po nga kjo ministri janë dhënë fonde për rikonstruksonin e pallatit të amortizuar.
Falë këmbënguljes së kryetarit të bashkisë Agron Malaj, është hapur në qytetin e Burrelit Qendra e Kurseve Profesionale për Mekanik, Termo-Hidreaulik, Turizëm/Guide, IT/Dizajn Grafik, Kuzhinë /Katering.
Malaj dha lajmin e mirë për qytetarët e Burrelit se së shpejti nisin punimet në sheshin “Ahmet Zogu”, Unazën e Vogël të qytetit si dhe në lagjen “Drita“, për të krijuar kushte bashkëkohore banimi për banorët e kësaj lagje të lënë në harresë prej dekadash.
Pranë ish SMT-së po ndërtohet pallati social për të pastrehët e kësaj bashkie. Po punohet për adoptimin e godinave publike për familjet e pastreha në nevojë.
Për herë të parë do të ndërtohet godina e zjarrfikses, pika e menaxhimit të mbetjeve si dhe info pointi dhe markimi i shtigjeve turistike.
Kryebashkiaku saktësoi se janë sistemuar 6 hapësira publike në qytet dhe se puna do vijojë dhe me blloqet e tjera të banimit.
Po ashtu në fillim të vitit 2023 kolaudimi i mjeteve do të kryhet në qytetin e Burrelit, duke evituar udhëtimin e gjatë të poseduesve të makinave nga Mati në Dibër.
Në lagjet periferike do të ndërhyhet me asfaltim, ndriçim, disiplinim të ujërave të zeza, gjelbërim, etj. Janë ndërtuar dy qendra në njësitë administrative Komsi e Lis dhe vitin tjetër do të ndërtohen të tjera. Ndërkohë para qytetarëve Malaj ka shpalosur prioritetet e vitit të ardhshëm duke radhitur:
Riasfaltimi i të gjitha rrugëve të qytetit Burrel mbas përfundimit të rrjetit të Ujësjellësit
Rikonstruksion i “Unazës së poshtme” të qytetit
Rikonstruksion i sheshit “Ahmet Zogu“
Rikonstruksion dhe zgjerim i “Unazës së vogël“
Rikonstruksion i lagjes Blloku “Drita“ tek Urgjenca
Sistemimi i Ujërave të zeza të qytetit dhe ndërtimi impiantit të pastrimit
Asfaltimi i Rrugës prapa Muzeut
Asfaltimi i Rrugës tek Lagja e Re Burrel
Asfaltimi i Rrugës Varrezat e Qytetit – Batër e Vogël
Rikonstruksion i Tregut Industrial
Rikonstruksion i Tregut Frigoriferik
Ndërtimi i pikës së grumbullimit të bimeve medicinale
Ndërtimi i pikës së grumbullimit të produkteve buqësore
Ndërtimi i tregut të gjësë së gjallë
Vendosja e figurave historike në hapësirat publike të qytetit
Skenderbeu
Rexhep Pash Mati
Nëna Mbretereshë Geraldinë
Pjetër Budi
Sul Kurti
Porta e Kastriotëve
Pirusët
Gruaja Ilire
Rikonstruksioni i Bibliotekës “Pjeter Budi”
Rikonstruksioni i Muzeut historik Mat
Ndërtimi i Qendrës Rinore Mat
Ndërtimi Qendrës të Moshuarve Burrel
Ndërtimi i Galerisë së Arteve
