Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim muzikor.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dafina në rrjete sociale, teksa ka publikuar një foto krah Albanit, duke njoftuar projektin e ri që artistët do të sjellin.
“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm! A jeni gati???”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.