Policia Shtetit ka vijuar me shkarkimet e disa Drejtorëve të Komisariateve në rang vendi ku deri më tani bëhet me dije se këto ndryshime kanë ndodhur në Komisariatin e Lushnjes, Fierit, Sarandës, Elbasanit, Shkodrës, Peqinit, Përmetit dhe Durrësit.
Mësohet se në Durrës është shkarkuar Alfred Çepe i cili e mbante këtë detyrë që prej vitit 2017 dhe në vend të tij është emëruar Ylli Doda.
Ndërkohë në Sarandë mësohet se Syrja Bellaj është emëruar Shef i Komisariatit të këtij qyteti.
Bellaj, vjen në këtë detyrë nga karrierë e mëparshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë si ekspert i kriminalistikës. Ai zëvendëson në këtë detyrë Ilirjan Demaj, i cili drejtoi blutë e Sarandës për një periudhë prej 16 muajsh.
Kujtojmë që në Shkodër që prej të hënës është shkarkuar Vasil Çela dhe është emëruar Lorenc Meta.