Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Askush s’guxon t’i thyejë! Rregullat strikte që Kim Kardashian ka vendosur për të ftuarit në super vilën e saj në LA

21:02 / October 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1665940841 Kim1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

41-vjeçarja Kim Kardashian jeton në një rezidencë me vlerë 60 milionë dollarë në Hidden Hills, Los Angeles, të cilën e “fitoi” pas ndarjes me Kanye West. Mirëpo të vizitosh shtëpinë e saj nuk është edhe aq e lehtë, pasi sipërmarrësja e njohur ka vendosur rregullat e saj jo vetëm për këdo që hyn, por edhe për fëmijët e saj.

Marrëveshja private
Të gjithë të ftuarit e Kim Kardashian janë të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje private, në të cilën zotohen të mos zbulojnë asnjë nga bisedat që kanë me të brenda shtëpisë së saj. Dhe kur miqtë dhe prindërit e fëmijëve të saj vizitojnë shtëpinë, gjërat kanë shumë mundësi të dalin jashtë kontrollit. Një burim i tha RadarOnline, “Kim nuk i pëlqejnë shumë nënat e shokëve të fëmijëve të saj, sepse ajo është aq paranojake, sa nuk mund të bëjë një bisedë normale me ta”.

Fëmijët nuk lejohen të luajnë në dhomën e ndenjes
Duke filluar nga dhoma e ndenjes, të cilën Kardashian e quan ” dhoma e saj e preferuar në shtëpi “, është e gjitha e bardhë dhe katër fëmijët e saj nuk lejohen të luajnë në të.

Nuk ka foto brenda shtëpisë!
Kim Kardashian ua bëri të qartë të gjithëve se askush nuk mund të bëjë një foto brendashtëpisë së saj, sepse ajo nuk dëshiron të rrjedhë as më e vogla në rrjetet sociale. Edhe anëtarëve të ekipit të realitetit televiziv të familjes së famshme u është ndaluar të mbajnë celularë.

Nuk ka telefona gjatë vakteve
Jo vetëm që askush nuk lejohet të mbajë një telefon teksa hahet me familjen ose miqtë, por Kim Kardashian ka vendosur kohë specifike kur fëmijët e saj mund të prekin celularët e tyre.Duke folur në një panel në Beautycon2018, ajo shpjegoi: “Nëse marrim një telefonatë ndërsa hamë të gjithë së bashku dhe ngrihemi nga tavolina për të folur, ne po tregojmë se telefonatat janë më të rëndësishme se fëmijët tanë. Më kujtohet kur isha duke u rritur, kishte orë në telefon fiks. Dhe kështu duhet të ketë orë edhe në telefonat celularë”.

Nuk ka bizhuteri
Një tjetër nga rregullat e personazheve televizive është se nuk ka bizhuteri në rezidencë. Direktiva erdhi pasi Kardashian u mbajt me armë në një hotel në Paris nga dy burra që e grabitën në vitin 2016. “Pak bizhuteritë që Kim ende zotëron janë të ruajtura diku tjetër – nën mbikëqyrje të vazhdueshme – me masa shumë komplekse sigurie për t’i arritur ato,” tha një burim i afërt me të.

ftuarit Kim Kardashian rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.