Ka qenë një javë e turbullt për fansat e Eurovizionit. Mali i Zi ka hequr gjithashtu dorë nga Eurovision. Dy vendet e tjera që hoqën dorë janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Mali i Zi, do të përfaqësohej nga këngëtarja Enisa Nikaj, e famshme në Amerikë, por me origjinë shqiptare. Enisa zbuloi se do të përfaqësonte Malin e Zi në Liverpool vitin e ardhshëm.
Por pas shqyrtimit të resurseve në dispozicion, kostove të të gjithë projektit është marrë vendimi që Mali i Zi të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm.
“E mërzitur, unë prisja t’i përfaqësoja ata në Eurovision 2023. Por ata nuk mund të gjenin një mënyrë për të mbështetur projektin”, u shpreh Enisa.
“Këtë verë shkova në Mal të Zi, ata kërkuan të takoheshin me mua dhe të më pyesnin nëse do t’i përfaqësoja dhe unë thashë po. Madje bëra një intervistë për televizionin e tyre menjëherë pas një prej takimeve që mund ta shihni në YouTube. Isha e lumtur t’i ndihmoja të shkonin larg këtë vit, gjithashtu kënga që kisha përzgjedhur ishte e mirë”, tregoi Enisa.