Politologu Ilir Kalemaj, thotë se kriza aktuale nuk po prodhon një lider. Për të mungon një figurë karizmatike, që të ketë një projekt dhe mendim politik brenda të djathtës. Kurse lidhur me negociatat mes palëve në PD, Kalemaj tha se të dyja palët thonë jemi pa kushte në bisedime, por kushtet janë aty.
”Çdo krizë përfaqëson një mundësi. Mund të dilnin si në 91’ studentët, ku u spikati Azem Hajdari. Tani kemi një krizë por s’po na del një lidership. Duhet të spikasë karizma, të ketë një projekt politik, pastërtia e figurës. Ka dy element, në raport me anëtarësinë e PD, në raport me simpatizantët e PD dhe votuesit e PD. Nëse themi që fasha aktive e anëtarësisë nuk është me shumë se 40-44 mijë. Është surreale të mendosh që kjo shifër është më e lartë se kaq.
Fasha e votuesve shkon deri në 600 mijë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishin 622 mijë, ku ishin bashkë Berisha, Basha, LSI. Problemi është që fasha e votuesit është 10 fish më e madhe se anëtarësia. Ky lidership që kërkon të përfaqësojë PD-në e re duhet të ketë disa atribute. Këtu nuk i gjejmë të kombinuara te asnjë individ dhe lidership për momentin.
Presim një takim Paloka-Bardhi. Vjen puna te përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhjet lokale. Me këtë formulë, ku njëra palë thotë do kem primaret e mia, dhe figurat politike. Të dy palët thonë jemi pa kushte, por kushtet janë aty. Z.Bardhi tha nuk jam për të negociuar, por për të biseduar. Ndërkohë Berisha thotë që brenda tetorit shpallim fituesit e primareve”.
