Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pasi tentoi të vidhte automjetin në Tiranë, i riu thyen dhe stolat dhe kamerat e komisariatit

15:51 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiiiiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi N.P u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin, ndërsa pas shoqërimit nga blutë ai ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, teksa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që tentoi të vidhte një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.