Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli në vizitën e tij në Seul të Koresë së Jugut është takuar me presidentin e federatës botërore të taekudosë Doc.Prof, Lee Dong Sup.
Takimi u zhvillua në selinë qendrore të federatës botërore të Taekwondosë ku presidenti i KOKSH shoqërohej nga zëvendësministri i sporteve Endrit Hoxha, “mjeshtri” Kim Yong Ki, themelues i taekwondosë në Shqipëri dhe sekretari i përgjithshëm Gerti Shima.
Veç kortezive të rastit, nga presidenti i federatës botërore Lee Dong Sup u organizua edhe një ceremoni për vlerësimin e presidentit të KOKSH-it, me 7 Dan Nderi, një vlerësim ky sporteve koreane për të treguar nivelin e aftësisë jo vetëm në sport.
Zyrtarët shqiptarë, gjithashtu biseduan hapjen e zyrës ballkanike Taekwondosë në Tiranë si dhe ndërtimin e strategjisë për futjen e zhvillimin e taekwondosë në shkollat shqiptare.
Në fund të takimit, presidenti Ylli së bashku me z. Hoxha ftuan z. Lee Dong Sup të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.