Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

STUDIMI /  Mësuesit mbajnë ‘me hatër’ njërën gjini, ja cila është ajo

20:03 / October 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkollat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim shqetësues ka zbuluar se mësuesit po penalizojnë studentët në bazë të gjinisë së tyre. Cilët marrin padrejtësisht nota më të mira – vajzat apo djemtë?

Mësuesit u japin vajzave nota më të larta se djemtë, sipas një studimi të ri të botuar në British Journal of Sociology and Education.

Studiuesit analizuan rezultatet e provimeve për nxënësit e klasës së 10-të që përfshinin jo pak por afërsisht 40,000 kampione.

Ata zbuluan se kur rezultatet u vlerësuan në mënyrë anonime, vajzat shënuan më lartë në gjuhë dhe djemtë shënuan më lartë në matematikë. Ndërkohë, kur mësuesit e vlerësonin testin në mënyrë jo anonime, ata vlerësonin vajzat më tepër në të dyja lëndët.

Pse ndodh kjo? Studiuesit thonë se mund të ketë një paragjykim ndaj djemve, sepse ata kanë më pak gjasa të jenë të sjellshëm apo të organizuar në klasë.

Një dekurajim i tillë tek djemtë mund të ketë një efekt aspak të mirë në zhvillimin e tyre psiko-emocional. Ja pse një libër i shkëlqyer për këtë temë është ai i vitit 2000 i titulluar ‘Raising Kain’ nga Dan Kindlon, Ph.D., and Michael Thompson Ph.D të dy profesorë në Universitetin e Harvardit dhe psikologë për fëmijët me emër në SHBA, të cilin shumë shtëpi botuese e kanë konsideruar si një lexim të domosdoshëm për prindërit e djemve!

Ndërkohë, për t’u kthyer tek studimi.

Disa nga gjetjet e tij, në fakt, sugjeronin se mësuesit e gjinisë mashkullore kishin më pak gjasa t’i mbivlerësonin vajzat dhe se ishin mësueset gra ato që i vlerësonin studentet vajza më tepër se studentët djem.

Kjo nuk është hera e parë që ky problem është identifikuar në qarqet shkollore, gjë që ka shtyrë edhe fushata të ndryshme të cilat ftojnë më tepër djem të zgjedhin karrierën e mësuesisë e cila momentalisht është e dominuar nga gjinia e kundërt.

Sipas gjetjeve të studimit, “vlerësimet e mësuesve për studentët nuk marrin në konsideratë vetëm kompetencën e tyre akademike, por ato janë të mbushura gjithashtu me konsiderata sociale që lidhen me karakteristikat individuale të mësuesit dhe nxënësit, ndërveprimet e tyre dhe kontekstin përreth.

Qëllimi i këtij punimi është të kuptojë shkallën në të cilën mësuesit i vlerësojnë vajzat më bujarisht se djemtë, dhe cilat karakteristika të mësuesve dhe klasave ka të ngjarë të zvogëlojnë këtë hendek të vlerësimit gjinor. Rezultatet tregojnë se, kur krahasohen nxënësit që kanë kompetenca identike për lëndën, mësuesit kanë më shumë gjasa t’u japin nota më të larta vajzave. Për më tepër, ata demonstrojnë për herë të parë se ky standard i vlerësimit që favorizon vajzat është sistematik, pasi karakteristikat e mësuesit dhe klasës luajnë një rol të papërfillshëm në uljen e tij.”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.