Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Miratohen abonetë falas për studentët në Tiranë dhe subvencionimi për konviktet

18:14 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urban 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës do të subvencionojë 50% të kostos së konvikteve, si dhe do të japë abone falas për të gjithë studentët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot këto dy vendime të rëndësishme, që lehtësojnë jo pak të rinjtë që studiojnë në kryeqytet, në këto kohë të vështira ekonomike, me të cilat po përballet gjithë bota.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kompensimi i biletës së pajtimit mujor të përgjithshëm për studentët do të vlejë për të gjitha linjat e transportit qytetës në Bashkinë e Tiranës për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Ndërkaq, pajisja e studentëve me abone studenti, do të bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

“Për të gjithë studentët që kanë Kartë Studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparence, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo student. Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku informoi gjithashtu, se studentët do të lehtësohen nga tarifa e konviktit, gjysmën e të cilës do e paguajë bashkia. “Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”, nënvizoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.