Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se PD-ja po dërgon në Kushtetuese për të mbrojtur një paligjshmëri. Bardhi po ashtu i bën thirrje Edi Ramës, që mos të shantazhojë Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve.
”Aq shumë ka humbur lidhjen me realitetin, sa mendon që Këshilli i Oligarkëve është organ suprem në Shqipëri. Dikush duhet ta kthej me këmbë në tokë: Gjykata Kushtetuese duhet të garantojë barazinë përpara ligjit.
Nëse qytetarët e zakonshëm shkojnë në burg për ndërtim pa leje, i njëjti rregull vlen edhe për oligarkët e tu. Zbato ligjin, konfisko kullat e krimit e korrupsionit që janë pa leje dhe dorëzo para drejtësisë ata oligarkë që me lejen tënde kanë ndërtuar pa leje. Boll shantazhove Gjykatën Kushtetuese për llogari të 5 oligarkëve që i ke dhënë statusin të paprekshëm”.
