Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në qytetin e Elbasanit.
Mes takimeve të shumta me qytetarët, Rama ishte prezent në ndarjen e certifikateve të mirënjohjes për qytetarët që kanë investuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në Elbasan.
Midis shumë qytetarëve të vlerësuar, titullin e Mirënjohjes e mori gazetari që la gazetarinë dhe kryeqytetin për fshatin.
Elton Kikia ka punuar prej 13 vitesh në Tiranë, por ai zgjodhi ta lërë jetën stresuese të Tiranës për të investuar në qytetin e tij.
Ai ka hapur një fermë gomaricash në Funar. Teksa Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me batutë: Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat.
