Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha zbardh vizitën në Berlin: Rama konsiderohet njeri i mbaruar

21:57 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i opozitës Lulzim Basha foli sot në një lidhje telefonike ‘live’ për News24, emisionin “Të paekspozuarit” ndërsa ishte në rrugën e kthimit nga Gjermania.

Basha e cilësoi një vizitë dy ditore shumë të ngjeshur me takime dhe të suksesshme në Berlin. Ai tha se pati takime me përfaqësues të lartë të Bundestagut dhe Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Kreu i PD ndau edhe qëndrimin e gjermanëve për situatën në Shqipëri.

Sipas tij, Gjermania është shumë e shqetësuar dhe kryeministri Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar.
“Isha me ftesë të CDU-së së Merkel për një vizitë shumë të ngjeshur dy ditore, kam takuar përfaqësuesit më të lartë të Bundestagut. Kam pasur takime dje e sot me këshilltarin e Merkel për punë të jashtme dhe siguri dhe zv. sekretarin e çështjeve të jashtme dhe zv. sekretarin e çështjeve evropiane. Kam pasur takime në ministrinë e jashtme gjermane në fokus të të cilave ka qenë kriza në Shqipëri. Takime jashtëzakonisht të suksesshme, në radhë të parë për ndarjen e informacioneve për Shqipërinë, për ndarjen e pikëpamjeve të përkushtimit të përbashkët për vlerat europiane.
Gjermania ka qenë shumë e shqetësuar për zhvillimet në Shqipëri prej më shumë se një viti. Shqetësime që janë shprehur qartë. I pari i qeverisë ka zgjedhur t’i injorojë ose dhe të sulmojë. Sot këto shqetësime janë edhe më të mëdha për faktin e thjeshtë se raportet gjermane, politike dhe të agjencisë federale tregojnë atë që opozita dhe PD kemi thënë prej kohësh që nën sundimin e zotit Rama Shqipëria është kthyer në një Kolumbi të Europës… Pa kriteret e Kopenhagenit nuk mund të jesh anëtar as i KE jo më anëtar i NATO-s e BE.
Edi Rama konsiderohet njeri i mbaruar. Në perëndim konsiderohet si një njeri që i kanë vënë kryqin”, deklaroi Basha.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.