Punonjësi i policisë, 24-vjeçari me iniciale E.D. ka përplasur për vdekje një fëmijë 12 vjeç me iniciale E.I., këmbësor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18:50 në aksin rural Valare-Gjirokastër.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, punonjës policie në DVKM Gjirokastër banues në fshatin Valare është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Nga informacionet paraprake thuhet se shkak është bërë edhe errësira, pasi në vendin e ngjarjes nuk rezulton që të ketë ndriçim.
