Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ishte e tmerrshme”, Grida Duma kujton momentin kur u bë nënë! 

22:29 / October 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0293B73C EEA2 4CB6 BB20 5557F7F8F0B9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa në ekran u shfaqën foto të saj me djalin, Grida Duma kujtoi emocionet kur u bë nënë për herë të parë.


“Kam qenë 28-29 vjeçe kur jam bërë nënë. Është ai lloj emocioni që mua më kaloi në hapin tjetër në jetë. Emocioni ka qenë një frikë e tmerrshme… nuk kam qenë një fëmijë që i donte fëmijët, dhe kur Darini erdhi, një gjë m’u thye plotësisht. Nuk kisha luksin të mendoja që mund të mendoj vetëm për vete. Më kishte ikur vetja. Dhe ishte e tmerrshme! Çdo gjë që mund të ndërmerrja deri në atë moment, si shkon nuk ka problem, kuptova që kur vjen fëmija yt në jetë, ti nuk ke shanse të bësh gjëra pa fund. Ke vetëm shansin të bësh gjëra thelbësisht për atë si fillim dhe pastaj për veten tënde. Kjo është nëse do të jesh i përgjegjshëm. Fëmija është pika e parë e dobët”.

Por, Duma nuk e cilëson veten një nënë të zakonshme dhe kur flet për shkollimin e Darinit  thotë se nuk duhet shkolla më e mirë për të siguruar të ardhmen më të mirë:

“Dëgjoj shumë që thonë do të shkrij gjithë çfarë kam dhe do të çoj fëmijën në universitetin më të mirë. Unë nuk mendoj që universiteti më i mirë, automatikisht të jep të ardhmen më të mirë. Unë mendoj që njeriu duhet t’i marrë të gjitha gjërat në masën e vet, në konteksin e vet. Nuk ka pse të shkojë në majë të Londrës, nga një shoqëri ballkanike dhe të konkurrojë me elitën e Londrës që ka një rrjet tjetër, një network tjetër. Modeli i parë që i japim ne fëmijës, është modeli i vetes”.

57B0CD91 47FA 41C0 988E B5BD8B287D8B
E192F154 AEA3 423A BF87 BF3AD2632446
B512EC4E 21AA 4F4F 86B1 BB63E0332070

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.