Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.
Qytetarët, të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, kanë bërë thirrje për drejtësi për të riun dhe zbardhjen e ngjarjes e arsyes së vdekjes së tij, ndërsa në shenjë simbolike kanë hedhur miell mbi uniformat e policëve, duke ironizuar deklaratën e policisë se Leari kishte kokainë me vete.
“Nuk vet kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë ata. “Qeveri e krimit, ju jeni vrasës, jep dorëheqjen”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.
