Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ministri rus: Ukraina po përgatit një provokim me një pajisje radioaktive

21:24 / October 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri rus i mbrojtjes aludoi të dielën se Ukraina po përgatit “një provokim” me një pajisje radioaktive. Ky pretendim tronditës u hodh poshtë me forcë nga zyrtarët ukrainas dhe britanikë, ndërsa tensionet janë shtuar me përpjekjet e Moskës për të frenuar përparimin e forcave ukrainase në jug.

Ministri rus Shoigu i bëri pretendimet gjatë telefonatave me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Turqisë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se zoti Shoigu ka shprehur shqetësimin për “provokime të mundshme nga ana e Ukrainës” duke përdorur një pajisje që falë shpërthimit të eksplozivit mundëson shpërndarjen e mbetjeve radioaktive. Ajo nuk ka efektin shkatërrimtar të një shpërthimi bërthamor, por mund të ekspozojë zona të gjera ndaj ndotjes radioaktive.

Autoritetet ruse kanë përsëritur vazhdimisht pretendimet se Ukraina mund të shpërthejë një bombë të tillë dhe të fajësojë për këtë Moskën. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se po përgatit një plan të tillë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace refuzoi me forcë pretendimin e zotit Shoigu dhe e paralajmëroi Moskën që të mos e përdorë si pretekst për përshkallëzimin e konfliktit.

Ministria britanike e Mbrojtjes vuri në dukje se gjatë telefonatës, zoti Shoigu “pretendoi se Ukraina po i planifikon këto veprime me lehtësimin e vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë, për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se: “Sekretari i mbrojtjes i refuzoi këto pretendime dhe paralajmëroi se këto aludime nuk duhet të përdoren si pretekst për një përshkallëzim më të madh. Sekretari i mbrojtjes gjithashtu përsëriti mbështetjen e Britanisë dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për Ukrainën, si dhe dëshirën për të çtensionuar konfliktin”.

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, gjithashtu i hodhi poshtë pretendimet e zotit Shoigu si “një absurditet absolut dhe krejt i parashikueshëm nga ata që mendojnë se mund të gënjejnë haptazi dhe t’i bëjnë njerëzit që t’i besojnë”. Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se vendi i tij as nuk disponon dhe as nuk ka në plan të marrë bomba që shkaktojnë ndotje radioaktive.

ministri rus radioaktive ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.