Pas Sali Berishës, edhe Ilir Meta hedh akuza të forta ndaj Policisë dhe qeverisë për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit. Teksa akuzon se po tentohet të fshihet e vërteta, për kreun e Partisë së Lirisë, policia sot nuk shihet më si institucion që mbron jetën, por si një kërcënim për ta. Po ashtu gjatë konferencës për shtyp, Meta parashtroi edhe disa pyetje.
”Cila është arsyeja që Policia dëshmoi se i riu vdiq në spital ndërsa spitali pohoi se ai ka mbaërritur i vdekur aty. Pse autopsia u bë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë. Autopsia kryhet nga një grup mjekësh dhe jo një i vetëm. Duke qenë se vendngjarja ishte jo më larg se 100 metra nga spitali, pse nuk u dërgua në spital por në Komisariat. A kanë patur kamera trupi punonjësit e Policisë dhe çfarë kanë filmuar ato.
Nëse është e vertëtë që i riu ka gëllditur qesen pse nuk u priten rezultltatet toksikologjike. Pse u ndryshua sëmundja nga sëmundje zemre në autopsi. A janë parë kamerat e zonës? Është Policia e Ramës ajo që dhunon të rinjtë. Kjo situatë kriminale që ka frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjedhje, largimin e Ramës, ministrit Çuçi dhe të hetohet Ardi Veliu. Policia duhet që të zbardhë ngjarjen larg presionit policor. Koha nuk pret për të parandaluar vrasjen e qytetarëve nga Policia patronazhiste e Edi Ramës”.
