28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.
Por sëfundmi festimet janë mbajtur edhe në Korçë, ndonëse 4 ditë para kësaj date.
Pjesëmarrës ka qenë dhe ish-deputeti Ligoraq Karamelo si dhe disa zyrtarë grekë që kanë vendosur kurora me lule.

