Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Bizneset dalin kundër paketës fiskale: Kemi rritje kostosh

08:42 / October 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BIZNES 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Tregtisë së Tiranës (DHTT), Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra e Eksporteve, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Konvertuesve të Plastikës kundërshtuan paketën e re fiskale të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Paketa fiskale 2023, për 7 shoqata të bizneseve, rrit edhe më shumë kostot e rënduara të prodhuesve dhe rrezikon falimentimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Në këtë periudhë krize, kur kostot janë rritur mbi 50% nga shtrenjtimit e lëndëve të para, bizneset kërkojnë t’u ulen taksat, të zbatohet amnistia fiskale, por me kushtin që do të garantojë formalizimin e ekonomisë dhe të kreditohen me fond garancie me interesa 1%. Paketa fiskale 2023, e propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka rikthyer, edhe një herë, debatin për uljen e taksave për bizneset, me qëllim që të përballohen efektet e krizës globale të rritjes së çmimeve.

Kryetari i DHTT, Nikolin Jaka, nënvizoi se ndryshimet fiskale për rritjen e gjobave, ndryshimet për unifikimin e akcizës te birra dhe pijet alkoolike vijnë në një kohë kur prodhuesit po përballen me rritje të kostove që shkojnë mbi 50%. Sipas tij, masat e reja fiskale thellojnë rëndimin e situatës ekonomike në Shqipëri dhe rrezikojnë falimentimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të cilat ende vuajnë pasojat e tërmetit të 2019-s dhe pandemisë.

Shoqatat e biznesit, në këtë situatë krize që po kalon vendi, si rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasojave negative që po krijohen nga rritja e çmimeve në tregun global, rekomanduan të ndërmerret një paketë e strukturuar e mbështetjes financiare, për të përballuar rritjet e kostove të prodhimit dhe për t’i dhënë sipërmarrjes frymëmarrje dhe mbështetje financiare që është e domosdoshme për kthimin sa më parë në normalitet

Shoqatat e biznesit kërkojnë që, në këtë periudhë krize, kur prodhuesit janë të varur nga importi i lëndëve djegëse dhe të para ndihmëse, të ekspozuar dhe të pambrojtur nga koniunkturat e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të ndërmerret ulja e taksave.

Ndër propozimet kryesore të tyre janë heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet që lidhen për investimet. Heqjen e akcizës së gazit që hyri në fuqi nga 1 korriku 2022. Për sipërmarrësit, niveli i akcizës 6 lekë për litër te gazi rrit kostot për shpenzime nga 10 deri në 20%.

biznese paketa fiskale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.