Mes lotësh kanë dalë para gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë vëlla e motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët tre ditë më parë u arrestuan me tre mina me telekomandë në çantën e tyre.
Mësohet se 21-vjeçarja është shtatzënë dhe ka shpërthyer në lot e ulërima gjatë shoqërimit në seancë. Edhe vëllai i saj, 23-vjeçari i hsoqëruar pas të motrës gjithashtu nuk ka mbajtur lotët. Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për dy të rinjtë.
Babai i tyre tha për mediat se familja është në kushte të vështira ekonomike, duke hedhur dyshime se fëmijët e tij mund të jenë përdorur. Ai thotë se djali punonte në bujqësi. Madje për shkak të pamundësisë ekonomike, avokati u është caktuar nga shteti.
Lexo edhe: Mina me telekomandë në çantë, arrestohet në Lezhë dy vlonjatët
