Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pëllumb Kulla: Pse nuk e bëri PD ligjin e dosjeve?

19:22 / October 25, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pellumb kulla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkrimtari dhe diplomati Pëllumb Kulla thotë se ligji i dosjeve i miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi është tepër i vonuar në raport me shtete të tjera që kanë qenë në të njëjtat kushte para 30 vjetësh dhe e kanë bërë me kohë ligjin.

Në një intervistë për Euronews Albana Kulla u shpreh se dosjet nuk janë hapur qëllimisht prej atyre që kanë qenë në pushtet pasi u duheshin për të qeverisur.

Sipas Kullës, PD duhet ta kishte me kohë ligjin e dosjeve ndërsa të majtët edhe pse me vonesë duhen përgëzuar që e miratuan një ligj të tillë.

“Derisa iu deshën dosjet sigurimit, pushtetarëve për të bërë qeverisjen i mbajtën dhe tani dalin në shesh. Xhelatët janë ata që njihen dhe mund të ishin marrë masa, dhe demokratë duhet të pyeten pse nuk e kanë bërë ata ligjin e dosjeve?

Unë kam bindjen e plotë se nuk jemi ndarë ende nga e kaluara, jemi në një situatë që e kemi të vështirë të ndahemi nga mëkatet tona. Kjo është keqpërdorur nga të dyja palët politike.

Madje duhen përgëzuar ata që e morën iniciativën këtë radhë, por mund të ishte bërë më herët edhe prej tyre”, tha Kulla.

Pëllumb Kulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.