Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spartak Ngjela nxjerr në skenë detajin e “bombë”: Hapja e dosjeve nuk është kërkesë e politikës shqiptare

22:35 / October 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet për ligjin e Dosjeve, a janë një kurth për nxjerrjen e Metës nga politika apo qëllim për të hapur Dosjet?! Avokati Spartak Ngjela iu përgjigj duke thënë se hapja e Dosjeve është bërë me vonesë dhe se duhej të ishte bërë më parë. Ai thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, dhe se e vërteta duhet të dalë në dritë.

Nga ana tjetër, ai thotë se Dosjet nuk janë zhdukur dhe se mendon se ato ruhen jashtë. Ngjela shkon më tej kur thotë se mendon se ky ndryshim për ligjin e Dosjeve, mund të jetë kërkesë “nga aleati jonë”.

Spartak Ngjela: Ligji ka dalë me dy të tretat e votave, pra është ligj kushtetues, dhe nuk flet dot kush kundër tij. Nëse është kurth, unë se kuptoj se ligji nuk ka emra. Përmirëson një ligj që nuk ka qenë i plotë, që është përdorur politikisht për diktaturë. Pasi i hoqi disa presidenti i 1992, i mori kukulla. Momentet kur dalin kukullat, vendoset diktaturë.

Mua më erdhi Pashkoja, zv/kryeministër, dhe tha që na kërkon ai aleati i madh dosjet e sigurimit, kështu që këta janë lodhur kot që kanë zhdukur dosjet, se ato janë andej, prandaj po vinë këtu. E vërteta nuk krijon kurth, por ka raste që nuk shprehet. Pra nëse nuk është e vërtetë fiton Meta, po është e vërtetë ikën Meta.

Firma është e pamundur të falsifikohet. Le të dalë ligji, kë kapi të ikë, por ajo që më ka bezdisur është që ka dalë vonë. Ne duhej t’i kishim mbyllur këto hesape. Pse rikthehet? S’ma ha mendja që të jetë vetëm kërkesë e politikës shqiptare. Mund të jetë e aleatit tonë, do të shikojmë si do venë çështjet, por që dosjet nuk janë zhdukur, ua thash, dhe kam përshtypjen që nuk janë sa i përket gjetjes së të vërtetës është në dorë të atij personi që do dalë që mund të ketë implikuar.

hapja e dosjeve politika shqiptare spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.