U kallëzua për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK-u i komunikon këtë të mërkurë akuzën ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos. Kjo është hera e dytë që Qato është paraqitur në SPAK.
Arsyeja e parë që Qato u thirr në SPAK lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvinë.
Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Sipas KLSH-së, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euro, i cili u anulua në gusht 2019 pasi kompania Gjoka Konstruksion ishte skualifikuar 2 herë.
