Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë. Sipas axhendës, Ursula von der Leyen do të mbërrijë në orën 14:30, ku do të pritet me një ceremoni mikpritje në aeroportin “Nënë Tereza”. Më pas presidentja e KE-së do takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të presidentes së KE me kryeministrin.
AXHENDA:
14.30-Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45-Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30-Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.