Një 49-vjeçar në Shkodër, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent penal, është arrestuar nga forcat speciale të RENEA-s. Agim Gjata ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe forcat e policisë organizuan aksionin për kapjen e tij sapo morën informacion se 49-vjeçari po futej në banesë.
Në momentin që forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga të shtënat me armë.
Arrestimi i Arben Gjatës u bë i mundur nga ndërhyrja e forcave speciale RENEA. 49-vjeçari ka qenë më parë person i dënuar për vrasje.
Në shtëpinë e tij u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov si dhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.
